Vendi me fat i blerjes së biletës ishte Midëay Market & Liquor në Frazier Park, në veri të Los Anxhelosit. Çmimi i madh është rezultat i 35 shorteve radhazi pa fitues.
Një dinamikë e shpeshtë për Poëerball, e cila nëntorin e kaluar shpërndau mbi 2 miliardë dollarë.
Ajo që shpjegon këto xhekpote të mëdha është fakti se Poëerball, i cili luhet në 45 shtete plus Uashington, Puerto Rico dhe Ishujt e Virgin, ofron vetëm 1 shans për të fituar nga mbi 292 milionë.
Dhe kështu grupet e çmimeve grumbullohen.
Fituesi tani do të ketë një dilemë të ëmbël: Të marrë menjëherë 756.6 milionë (që do të tatohen si në nivel shtetëror federal ashtu edhe në atë individual), ose të gjithë çmimin e parë, por do të paguhet me këste për 30 vjet.
Me pak fjalë, një vendim i mirë që shumë do të donin ta merrnin.