Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e mbështesin as “Shqipërinë e Madhe” dhe as “Serbinë e Madhe”.
Kështu është shprehur të mërkurën në Prishtinë, ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier në një takim me gazetarë.
Sipas tij, SHBA-ja e përkrah integritetin territorial dhe sovranitetin e çdo shteti në Ballkanin Perëndimor.
Reagimi i diplomatit amerikan vjen pas zhvillimeve që pasuan vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit në Maqedoninë e Veriut.
Vizita e Kurtit nxiti reagimin e fortë të presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe atij maqedonas Stefo Pendarovski, duke pretenduar se Kurti bëri thirrje për "Shqipërinë e Madhe".
Dy krerët e vendeve i referoheshin një flamuri "Authochthonous" që u shfaq mes mijëra pjesëmarrësve në pritjen që iu bë Kurtit në Tetovë.