Ali Ahmeti dhe zv.ministri i Brendshëm ia marrin këngës pas votimit të propozimit francez (VIDEO)

16 July 2022, 16:44Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ali Ahmeti dhe zv.ministri i Brendshëm ia marrin këngës pas
Ali Ahmeti dhe Nazim Bushi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti së bashku me zëvendësministrin e brendshëm, Nazim Bushi kanë nisur "festën" pas miratimit në Kuvend të propozimit francez, që i hap rrugën drejt BE.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ata shfaqen mjaft ë gëzuar dhe ia marrin këngës, teksa ecin me makinë pas seancës në Kuvend.

“Bashkimi Demokratik për Integrim qëndroi fuqishëm i angazhuar në realizimin e këtij pikësynimi për të zhbllokuar rrugën e integrimit, bashkë me partnerët e koalicionit dhe njësoj do të vazhdojë të jetë e rreshtuar në taborin progresiv në çdo proces të nevojshëm deri në realizimin e ëndrrës së integrimit”, thotë Ahmeti.


Video