Aksidentohet autobusi, 3 persona të lënduar

21 June 2022, 23:46Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksidentohet autobusi, 3 persona të lënduar
Autobusi

Një autobus është aksidentuar në rrugën Gjilan-Ferizaj. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar se ka të lënduar nga aksidenti.

“Ju njoftojmë se rreth orës 21:20 në rrugën e Ferizajt afër restoran “Astoria” – Gjilan, ka ndodhur një aksident ku i përfshirë një autobus, i cili i ka këputur telat e rrymës dhe një korsi ka qenë e bllokuar për pak kohë. Sipas hetimeve janë lënduar lehtë tre persona. Me rastin janë duke u marrë Njësitet e Trafikut Rajonal”, tha ai.


Video