Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Tepelenë-Mallakastër, në fshatin Malas.
Policia bën me dije se në aksident janë përfshirë dy automjete, një tip “Benz” me drejtues 36-vjeçarin me iniciale E.Gj. është përplasur me automjetin tip “Renault” me drejtues 32-vjeçarin me iniciale D. L.
Policia bën me dije se nga përplasja e dy automjeteve janë lënduar tetë persona. Mes tyre edhe dy fëmijë të mitur 2 edhe 3 vjeç.
Të gjithë të lënduar janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Fierit.
“Sot, rreth orës 20:15, në aksin rrugor Tepelenë-Mallakastër, në fshatin Malas, shtetasi E. Gj., 36 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me automjetin tip “Renault” me drejtues shtetasin D. L., 32 vjeç.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe gjashtë pasagjerët, A. Gj., 25 vjeçe, A. Gj., 23 vjeçe, dy fëmijë të mitur 2 vjeç dhe 3 vjeç(pasagjerët e automjetit tip “Benz”); K. M., 30 vjeçe, C. R., 31 vjeç, (pasagjerët e automjetit tip “Renault”), të cilët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”.