Një video dramatike tregon momentin kur një "Hyundai" aksidentohet me një makinë luksoze "Lamborghini Huracan" e cila kushton 294,000 euro ose 250 mijë paund, teksa shoferi i Hyundai del nga një kryqëzim në Leeds të Anglisë.
Në videon më poshtë mund të shihni momentin e aksidentit kur "Hyundai" hipën mbi kofanon e "Lamborghini Huracan" dhe për pasojë la makinën luksoze të deformuar dhe fatmirësisht nuk pati njerëz të lënduar.
Shoferi i mjetit "Hyundai" largohet me shpejtësi teksa kthehet djathtas, dhe siç duket nuk e kishte parë "Lamborghini-in" me ngjyrë të bardhë teksa shkonte drejt saj.
Por pasi përplaset me pjesën e përparme të mjetit luksoz, makina familjare me katër dyer vazhdon të ecë mbi kofanon e Lamborghinit si të mos ishte fare aty.
Rrotat e Hyundai për pak sa nuk e shtypin shoferin e Lamborghini-t teksa përplaset në pjesën e përparme të makinës.
Pastaj ajo mbetet mbi mjetin luksoz teksa dy makinat janë bllokuar së bashku ndërsa Lamborghini ka mbetur poshtë.