"A jeni gati?”, kryeministri italian tërhiqet nga dorëheqja

20 July 2022, 14:18Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"A jeni gati?”, kryeministri italian tërhiqet nga dorëheqja
Mario Draghi

Kryeministri italian është tërhequr nga dorëheqja, ai ka bërë thirrje për një pakt të ri për të shpëtuar qeverinë e tij nga kolapsi.

Gjashtë ditë pasi Presidenti refuzoi dorëheqjen e tij, Draghi tha se ishte e pamundur që të injoroheshin thirrjet e shumë italianëve që kërkojnë “mbijetesën e koalicionit”.

Ai tha në Senatin italian se “një marrëveshje krejtësisht e re do ishte e vetmja mënyrë për të qëndruar së bashku. Kemi nevojë për një pakt të ri, të sinqertë dhe konkret: a jeni gati?”, iu drejtua Draghi. Kryeministri udhëheq qeverinë prej 18 muajsh dhe do të jepte dorëheqjen vitin e ardhshëm përpara zgjedhjeve.

Por ai u dorëhoq të enjten e kaluar pasi një anëtar kyç i koalicionit, Pesë Yjet, u tërhoq nga një votëbesimi për mosmarrëveshjet politike dhe shkaktoi krizë politike.


Video