
Një valë e nxehti që po përfshin Evropën Perëndimore është më e rënda dhe më e përhapura e regjistruar ndonjëherë, dhe sipas shkencëtarëve nuk do të ishte e mundur pa ndikimin e ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga djegia e lëndëve fosile.
Sipas një analize të grupit shkencor World Weather Attribution, pothuajse gjysma e 850 qyteteve më të mëdha në Evropë po përjetojnë nivelet e tyre më të larta ndonjëherë të stresit të nxehtësisë, një kombinim i temperaturës dhe lagështisë që e bën më të vështirë ftohjen e trupit të njeriut.
Ekspertët theksojnë se lagështia e lartë po e rrit rrezikun për shëndetin, pasi djersitja bëhet më pak efektive, duke i bërë valët e të nxehtit edhe më të rrezikshme për popullsinë.
Analiza vjen në një moment kur Mbretëria e Bashkuar regjistroi temperaturën më të lartë ndonjëherë për muajin qershor, ndërsa shumë vende në Evropë po përballen me rritje të emergjencave mjekësore, shtim të rasteve të goditjeve nga nxehtësia dhe ndërprerje të jetës normale.
Shkencëtarët theksojnë se një valë e tillë nxehtësie do të kishte qenë rreth 2°C më e ftohtë në vitin 2003 dhe deri 3.5°C më e ftohtë në vitin 1976, duke treguar ndikimin e drejtpërdrejtë të ngrohjes globale.
Sipas tyre, ngjarja aktuale nuk do të ishte e mundur pa ndryshimet klimatike dhe pritet të ketë ndikim të madh në shëndet, ekonomi dhe infrastrukturë në të gjithë kontinentin.
Ekspertët paralajmërojnë se pa masa urgjente për klimën, valë të tilla nxehtësie do të bëhen edhe më të shpeshta dhe më ekstreme në vitet e ardhshme.