
Një tragjedi e vërtetë në Teksas. Të paktën 46 persona janë gjetur të vdekur në një kamion të braktisur në periferi të San Antonio. 16 prej tyre, përfshirë katër fëmijë, u dërguan në spital. Të mbijetuarit vuanin nga goditja e nxehtësisë dhe lodhja, raporton BBC.
"Ata kishin familje dhe po përpiqeshin të gjenin një jetë më të mirë", tha kryebashkiaku i San Antonio, Ron Nirenberg. "Është një tragjedi e tmerrshme njerëzore."
Shefi i zjarrfikësve të San Antonios, Charles Hood u tha gazetarëve se "ne nuk duhet të hapim një kamion dhe të shohim tufa trupash. Asnjëri prej nesh nuk vjen në punë duke e imagjinuar këtë", tha ai.
Ai shtoi se automjeti, i cili ishte braktisur nga drejtuesi i tij, nuk kishte ajër të kondicionuar dhe nuk kishte ujë të pijshëm brenda.
Tre persona po mbahen në paraburgim dhe hetimi i është dorëzuar agjentëve federalë.
San Antonio, i cili është 250 km (150 milje) nga kufiri SHBA-Meksikan, është një rrugë kryesore tranziti për trafikantët e njerëzve. Trafikantët e qenieve njerëzore shpesh përdorin kamionë për të transportuar emigrantë pa dokumente, duke i kaluar në Shtetet e Bashkuara.