4 muaj burg për shtatë byrekë, dënohet 60-vjeçari shqiptar në Greqi

14 July 2022, 23:05Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
4 muaj burg për shtatë byrekë, dënohet 60-vjeçari
Byrekë

Një 60-vjeçar u dënua me katër muaj e dhjetë ditë burg, me pezullim për tre vjet, nga Gjykata e Selanikut, për vjedhjen e 7 byrekëve të ngrirë në një supermarket në Greqi. Protothema shkruan se ngjarja u raportua të premten e kaluar në një supermarket në Lagadas, Selanik. Sipas shkresave, bëhej fjalë për shtatë byrekë, në vlerë të përgjithshme prej 15.26 euro, nga të cilat njëra iu gjet nën rroba dhe pjesa tjetër në një çantë.

Një punonjës i marketit kishte njoftuar Policinë dhe në vendngjarje kanë mbërritur dy efektivë duke e arrestuar atë. Mbrojtja e 60-vjeçarit përmendi një problem të shëndetit mendor, për shkak të të cilit ai ka dëmtuar perceptimin. Ky pretendim është konfirmuar nga i afërmi i tij dhe punëdhënësi i tij, të cilët janë marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitarëve. Ata raportuan gjithashtu se i akuzuari ka mbi 25 vjet që punon në një fabrikë djathi dhe se nuk ka shkelur asnjë rregull .


Video