"15 mijë euro janë nga puna si lavazhier", dëshmia e shqiptarit që akuzohet për drogë me të dashurën në Greqi (Foto)

21 July 2022, 15:16Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"15 mijë euro janë nga puna si lavazhier", dëshmia e

Një 28-vjeçar shqiptar dhe e dashura e tij, një 27-vjeçare greke, janë liruar ditën e djeshme pasi u arrestuan nga policia greke në ishullin Mykonos për trafik të lëndëve narkotike.

Protothema ka zbardhur dëshminë që shqiptari ka dhënë para hetuesve në komisariat pas arrestimit ku ai pretendoi se sasia e vogël e kokainës që ju gjet në shtëpinë ku bashkëjetonin të dy ishte për përdorim personal.

“15,000 euro që i gjetët partneres sime erdhën nga puna ime në një lavazh”,- u tha shqiptari njerëzve të Forcave të Narkotikëve të Rojës Bregdetare.

Si ditën e djeshme ashtu edhe pasi kanë kërkuar falje para hetuesisë dhe prokurorit, ata janë lënë të lirë ku u vendosën kushte kufizuese, pra ndalim daljeje nga vendi dhe paraqitja në komisariatin e zonës së tyre çdo datë 1 dhe 15 të muajit. 

27-vjeçarja greke shfaqej në rrjetet sociale si pritëse në shërbimet "Hospitality Management" në Mykonos dhe Dubai dhe jetonte me 28-vjeçarin shqiptar në zonën e Argyraina, ku kishin marrë një shtëpi me qira.



Video