Tërmet 4.8 Rihter në Greqi, panik te banorët

14 August 2022, 08:42Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tërmet 4.8 Rihter në Greqi, panik te banorët
Termet

Një lëkundje sizmike, relativisht e fortë është regjistruar mëngjesin e së dielës në Greqi, duke shkaktuar panik te banorët që ndodheshin pranë epiqendrës së tij.

Tërmeti me magnitudë 4.8 Rihter u shënua pranë ishullit Samos në orën 07:24.

Nga lëkundja nuk u raportuan dëme, ndërkohë që u regjistruan dhe disa paslëkundje të tjera të cilat detyruan banorët të qëndrojnë jashtë.


Video