Taktika monetare, BSH blen lingota ari nga zhvlerësimi i valutave

8 May 2023, 09:15Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Taktika monetare, BSH blen lingota ari nga zhvlerësimi i valutave
Foto ilustruese

Banka e Shqipërisë po përdor një taktikë tjetër monetare ndërsa valutat janë zhvlerësuar shumë, duke blerë qindra kilogramë lingota ari.

Raportohet se javët e fundit, Banka e Shqipërisë ka blerë 10 mijë onc ose 283 kilogramë lingota ari.

Kjo sasi e çon në 110 mijë onc ose 3.1 tonë, totalin e arit që ka grumbulluar Banka e Shqipërisë.

Vlera e kësaj sasie ari është rreth 200 milionë euro.

Aktualisht, ari zë afro 4 për qind të rezervës së Bankës së Shqipërisë, pjesa tjetër është rezervë valutore në euro, dollarë dhe kartëmonedha të tjera.

Rezerva valutore që posedon aktualisht Banka e Shqipërisë është mbi 5 miliardë euro.


Video