Dy shtetet shqiptare janë më të varfërit në rajon, përkatësisht Shqipëria e parafundit dhe Kosova e fundit.
Kjo është renditja në të cilën i vendos Fondi Monetar Ndërkombëtare në raportin pranveror “Perspektiva Ekonomike 2022”
Shqipëria renditet në vendin e 90-të me 17.383 dollarë në vit të ardhura për frymë, ndërsa Kosova në vendin e 105-të me 13.964 dollarë të ardhura në vit për frymë.
Bosnja është thuajse në të njëjtin nivel me Shqipërinë, me rreth 100 dollarë të ardhura vjetore për frymë më shumë se vendi ynë. Ajo renditet në vendin e 88-të në këtë raport.
Mali i Zi është vendi me të ardhura për frymë më të lartat në rajon me rreth 25 mijë dollarë për frymë në vit, ndjekur nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut, përkatësisht në vendet 72 dhe 78.
Sa u takon vendeve me të ardhurat më të larta për frymë në botë, Luksemburgu kryeson edhe këtë vit me rreth 140 mijë dollarë, ndjekur nga Singapori, Irlanda dhe Katari.
Fundi i tabelës mbahet nga vende të Afrikës, që nga Sudani i Jugut, Kongo e Somalia.