Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme një marrëveshje me Malin e Zi për njohjen e pensioneve.
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj në daljen për mediat tha se nga kjo marrëveshje përfitojnë 560 qytetarë shqiptarë që aktualisht jetojnë dhe punojnë në Malin e Zi.
Përmes kësaj marrëveshje, qytetarëve shqiptarë, por edhe atyre malazezë që jetojnë në vendin tonë, do iu njihen pensionet.
“Marrëveshje me Malin e Zi sa i përket sigurimeve shoqërore, parashikon njohjen e viteve të punës për sigurimet shoqërore, përfitojnë një numër individësh qoftë shqiptarë, qoftë mali i zi. Sipas EUROSTAT, 560 shqiptare që jetojnë dhe punojnë në Mal të Zi, të cilëve në të ardhmen do i njihen vitet e pensioneve të pleqërisë, përfitimet për sëmundje të posaçme, dëmet e shkaktuara gjatë punës, por edhe përfitimet e papunësisë. Janë rreth 35 qytetarë malazez që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri”, tha ministrja.
Po ashtu, ministrja shpjegoi se javën e ardhshme të gjithë institucionet do të paguajnë shtesat e pagës për punonjësit për muajin prill dhe maj. Ndërkohë, nga muaji tjetër do të marrin pagat e rritura sipas vendimit të Këshillit të Ministrave.
Kemi diskutuar për çështjen e zbardhjes së VKM për pagat dhe udhëzimit. Janë gati dhe nga java e ardhshme të gjitha institucionet do vazhdojnë të paguajnë shtesat për pagat sa i përket muajit maj dhe prill.
Do jepet shtesa mbi pagë për muajin prill dhe maj, ndërkohë që nga muaji i ardhshëm do paguhen pagat e plota të reja siç janë të pasqyruara në VKM.