Ministrja: 1800 karta të naftës për fermerët janë gati

13 April 2022, 14:01Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ministrja: 1800 karta të naftës për fermerët janë gati
Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca

1800 karta janë bërë gati për fermerët, me të cilat ata do të përfitojnë subvencionimin e karburantit.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca gjatë një konference me gazetarët.

Krifca shtoi se skema e subvencioneve është me premisa pozitive.

“Në Berlin isha në platformën e një thirrje që ministrit gjerman kishte bërë për vendet e Ballkanit Perëndimor, mbi masat që janë marrë për hapjen e tregjeve. Unë shikoj një situatë shumë të më qetë edhe në tregje rajonale.

Ne e kemi mbyllur skemën kombëtare më 30 mars dhe deri më sot kemi bërë gati 1800 karta të naftës për fermerët që janë gati. Ne i kemi dhënë prioritet ato kulturave që mbillen tani.

Po ecim shumë shpejt, duke prioritizuar sigurisht. Ne kemi pasur këtë vit rreth 50 mijë aplikime, një rekord. Premisa është pozitive, fermerët e besojnë skemën dhe kanë nevojë sigurisht dhe ne po bëjmë gjithçka të mundur që fondet të shkojnë sa më shpejt te ta”, tha ministrja.

 

 


Video