"Çmenduri"/ Bordi i "Çetit" rrit me 7 lekë çmimin e naftës dhe me 4 lekë benzinën

4 March 2023, 14:22Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Çmenduri"/ Bordi i "Çetit" rrit me 7
Biznesmeni Shefqet Kastrati

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve, duke rritur njëheresh me 7 lekë çmimin e naftës dhe me 4 lekë çmimin e benzinës.

Duke filluar nga dita e sotme, nafta do të tregtohet me pakicë me 197 lekë/litri, nga 190 lekë/litri që ishte më parë. Ndërsas benzina do të tregtohet me pakicë me 190 lekë/litri nga 186 lekë/litri që ishte më parë.

Edhe çmimi i gazit është rritur ku është caktuar që të shitet me 80 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 68 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i naftës për peshkim është vendosur 103 lekë/litër

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi ditën e sotme, datë 4 Mars, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.


Video