A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus

Kompania ruse e gazit, Gazprom deklaroi se po vazhdon që të furnizojë Europën me gaz natyror përmes tubacionit që kalon në Ukrainë, pavarësisht luftës mes dy vendeve.
Kompania me kapital shtetëror rus tha se dërgesat e gazit për datën 17 prill janë bërë sipas porosisë së tregut europian.
Deklarata thotë se për këtë datë ka transferuar 57 milionë metërkub gaz në tregun e Bashkimit Europian.
Deklarata është bërë pak ditë nga përmbyllja e afatit të vendosur nga Moska për të gjitha vendet blerëse të gazit, që ta paguajnë atë me rubla, duke qenë se Rusia është goditur nga sanksione të ashpra perëndimore dhe ka llogaritë e veta jashtë vendit në monedhë të huaj të bllokuara.