
DPSHTRR ka publikuar një udhëzues të posaçëm që shpjegon se çfarë dokumentesh duhet të keni me vete në rast se ne vend të blerësit, do detyroheni ju të bëni ndryshimin e pronësisë.
"Keni shitur një mjet dhe vijon të jetë në emrin tuaj?
Nëse mjeti vijon të jetë në emrin tuaj, edhe pasi e keni shitur, do të thotë që blerësi nuk është paraqitur në sportelet e DRSHTRR për përditësimin e të dhënave.
Kjo nënkupton që të gjitha detyrimet e mjetit vijojnë të jenë emrin tuaj dhe duhet sa më parë të bëhet ndërrimi i pronësisë!
Detyrimi për ndërrimin e pronësisë i takon blerësit, por në rastet kur kontaktet me blerësin kanë humbur, për arsye nga më të ndryshmet, shitësi mund ta bëjë vetë ndërrimin e pronësisë.
Ndërrimin e pronësisë e të dhënave mund ta kryejë cilido prej tyre, pa praninë e palës tjetër.
Shitësi mund të paraqitet në sportel me një nga dokumentet e mëposhtme:
o Kontratën e shitblerjes/e dhurimit/shitblerje me ankand/dëshminë e trashëgimisë;
o Vendim nga Gjykata ose organ tjetër i ngarkuar me ligj;
o Faturë tatimore shitje;
o Çdo mënyrë tjetër të parashikuar në ligj.
Të gjitha këto dokumente duhet të jenë në origjinal ose kopje të noterizuara të cilat dorëzohen në sportel dhe vijohet me përditësimin e të dhënave.
Tarifa për këtë shërbim është 1,200 Lekë", shkruan DPSHTRR.