
Infeksionet e traktit respirator shfaqen gjatë gjithë vitit. Këto infeksione kanë natyrë virale ose bakteriale. Për të arritur në trajtimin më të përshtatshëm, është shumë e rëndësishme që diferencimi i natyrës së infeksionit të kryhet që në fazën e manifestimit të simptomave.
Një trajtim jo i sigurtë mund të shmanget vetëm nëpërmjet diagnozës së duhur e cila tashmë sigurohet nga testi më i ri i ofruar nga Intermedica. Ky test kryhen diferencimin midis infeksionit viral dhe bakterial në traktin respirator.
Testi kombinon dy markues të rëndësishëm: proteinën MxA (proteina rezistente ndaj Myxovirusit) dhe proteinën C-reaktive (CRP). MxA dhe CRP si dy teste komplementare të njëra tjetrës, bëjnë dallimin nëse kemi të bëjmë meinfeksion respirator viral apo bakterial, duke kursyer kohë dhe duke shmangur trajtimin e gabuar.
Testimi për dy proteinat, si tek te rriturit, ashtu edhe tek fëmijët, kryhet nëpërmjet një mostre të thjeshtë gjaku. Duke qënë se nevojitet një sasi e vogël për analizim, nuk është i domosdoshëm gjaku venoz. Kjo nënkupton se testimi mund të kryhet edhe nga gjaku periferik nëpërmjet shpimit në gisht, duke përbërë kështu një metodë shumë më të thjeshtë dhe efektive tek fëmijët apo individët që hasin vështirësi gjatë kësaj proçedure.
Rezultatet pas analizimit laboratorik janë gati në një kohë të shkurtër. Kjo siguron zgjidhjen më të shpejtë dhe efikase në fillimin e trajtimit më të duhur për pacientin.
Ju mund të kryeni Testimin Proteina MxA brenda pak minutash pranë të gjitha filialeve Intermedica.