Deficiti tregtar u thellua në tremujorin e parë të 2022-s

19 April 2022, 18:05Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Deficiti tregtar u thellua në tremujorin e parë të 2022-s

Deficiti tregtar përgjatë vitit të kaluar u rrit me 6.6 për qind në tre muajit e parë të 2022 në krahasim me tremujorin e viti të kaluar.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, deficiti shkoi në 87 miliardë lekë, ose 717 milionë euro.

Lajmi i mirë është se në krahasim po me të njëjtën periudhë eksportet u rritën me thuajse 50 për qind, duke shkuar në 120 mln lek, ndërsa importet u rritën me 28 për qind, duke shkuar në 207 mld lek.

Vetëm në muajin mars, sipas INSTAT, deficiti tregtar ishte 38 miliardë lek, ose rreth 10 për qind më i lartë se marsi i vitit të kaluar.

Italia ishte partneri kryesor tregtar për periudhën janar-mars, ku Shqipëria ka eksportuar 56 mld lek mallra dhe importuar 48 miliardë lek produkte.

Eksportet shqiptare ishin kryesisht veshmbathje, minerale, karburante, energji elektrike, metale dhe materiale ndërtimi.


Video