Dalin vendimet e reja të Bordit, ja me sa do të shitet nafta, benzina e gazi

6 December 2022, 15:00Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Dalin vendimet e reja të Bordit, ja me sa do të shitet nafta, benzina

Çmimet e karburanteve kanë pësuar një ulje ditën e sotme. Bordi i Transparencës ka vendosur që të ulë me nga 3 lekë naftën dhe benzinën, e ndërsa nuk ndryshon çmimi i naftës.

Më konkretisht, nafta ishte 209 lekë/litër, e ndërsa nga sot ora 18:00 do të jetë 206 lekë. Nga ana tjetër, sa i përket benzinës, nga 187 lekë/litër që ishte, do të shitet me 184 lekë/litri.

“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 206 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 194 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 184 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 172 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet”, thuhet në njoftim.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 6 Dhjetor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.


Video