Bordi i "Çetit" nuk njeh vendimin e Kushtetueses, ndryshon sërish çmimin e naftës dhe të benzinës

20 April 2023, 17:17Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bordi i "Çetit" nuk njeh vendimin e Kushtetueses, ndryshon
Biznesmeni Shefqet Kastrati

Pavarësisht se Gjykata Kushtetuese vendosi se është antikushtetues, Bordi i Karburanteve duket se nuk do e marrë parasysh atë vendim. Anëtarët e bordit janë mbledhur sërish ditën e sotme dhe kanë caktuar çmime të reja për karburantet.

Çmimi i naftës është ulur me 6 lekë/litri, pasi nga 187 lekë/litri tani ka shkuar në 181 lekë/litri i tregtimit me pakicë, ndërsa me shumicë do të shitet me 169 lekë/litër.

Ndërsa, çmimi i benzinës është ulur me 4 lekë, pasi nga 185 lekë/litri tani ka shkuar në 181 lekë/litri i tregtimit me pakicë, ndërsa me shumicë do të shitet me 169 lekë/litëri.

Çmimi i gazit ka mbetur i pandryshuar, i cili do të tregtohet me pakicë me 75 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 63 lekë/litër për automjetet. Çmimi i naftës për peshkim është vendosur 87 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi ditën e sotme, datë 20 Prill ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.


Video