Bordi i Çetit ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

7 December 2022, 15:27Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bordi i Çetit ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja me sa
Biznesmeni Shefqet Kastrati

Bordi i Transparancës është mbledhur sërish pas 24 orësh dhe ka ndryshuar çmimet e karburanteve.

Ditën e sotme është vendosur që çmimi i naftës me pakicë të jetë 198 lekë/litri, 8 lekë më pak sesa çmimi i djeshëm, ndërsa me shumicë do tregtohet me 186 lekë/litër.

Ndërsa, çmimi i shitjes me pakicë të benzinës është caktuar 180 lekë/litri, 4 lekë më pak sesa çmimi i djeshëm, ndërsa me shumicë do tregtohet me 168 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicëi gazit do të jetë 69 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 57 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i naftës për peshkim është vendosur 104 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në ditën e sotme, 7 Dhjetor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.


Video