Bordi i "Çetit" ndryshon çmimin e naftës

8 March 2023, 16:36Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bordi i "Çetit" ndryshon çmimin e naftës
Biznesmeni Shefqet Kastrati

Është mbledhur ditën e sotme Bordi i Transparencës, i cili ka ndryshuar vetëm çmimin e naftës dhe të gazit e ka lënë të njëjtë.

Çmimi i naftës është ulur me 4 lekë, ku nga dita e sotme do të shitet me 193 lekë/litri me pakicë, nga 197 lekë/litri që ishte më parë, ndërsa i shitjes me shumicë është caktuar të jetë 181 lekë/litër.

Sa i përket çmimit të benzinës ka mbetur i njejtë, i cili do të vazhdojë të tregtohet me 190 lekë/litri me pakicë dhe me 178 lekë/litër me shumicë.

Edhe çmimi i gazit ka mbetur i njëjtë, i cili do të jetë 80 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 68 lekë/litër për automjetet. Ndërsa çmimi i naftës për peshkim do të jetë 99 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi ditën e sotme, datë 8 Mars, ora 18:00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.


Video