Bordi i Transparencës i njohur tashmë si bordi i “Çetit” është mbledhur në orët e vona të mbrëmjes së sotme për të bërë një ulje lehtë të naftës.
Nga 211 lekë, tani nafta ka shkuar në 206 lekë për litër.
Ndërsa benzina është ulur nga 194 nga 191 lekë për litër. Gazi ka mbetur i pandryshuar, 71 lekë për litër.
Anëtarët e Bordit kanë pritur të mbarojnë pushimet e festave të nëntorit për të marrë vendimin qesharak të uljes së çmimit të karburanteve, ndërsa nafta ka shënuar në tregjet botërore çmimin më të ulët në 11 mua
Maqedonia e Veriut e cila vazhdimisht po tregon me Komisionin e saj Rregullator se është një hap përpara Bordit shqiptar mori vendimin me uljen e naftës me 3 lekë mesnatën e së dielës, ndërsa në Shqipëri qytetarët vijuan ta paguani më shtrenjtë.
Pushimet anëtarëve të bordit të mostransparencës për festat e Nëntorit iu kanë kushtuar xhepave të qytetarëve shqiptarë. Bëhet fjalë për dhjetëra miliona lekë të cilat pa të drejtë ikin nga xhepat e konsumatorëve të thjeshtë tek arka e madhe e kompanive të naftës por edhe të qeverisë.