Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Prezenca e një presioni të lart atmosferik i cili ndodhet i vendosur mbi Ballkanin Perëndimor, do të sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta në vend.
Pritet që në dominimin e kthjellimeve në një pjesë të mirë të ditës të jetë ultësira perëndimore, ndërsa vranësirat më të dukshme do të jenë përgjatë shtrirjes Lindore.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten gradualisht në mëngjes dhe mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 18°C.
Era do fryjë e lehtë dhe deri mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.