Pasditen e sotme, u përfshi nga zjarri një sipërfaqe toke në lagjen "Partizani" në Vlorë, duke rrezikuar dhe banesat që ndodheshin aty pranë.
Por ky zjarr nxori në pah edhe mos bashkëpunimin e institucioneve në një rast të tillë emergjence madje duke vënë në rrezik zjarrfikësit që po punonin për shuarjen e flakëve. Shërbimi zjarrfikës kishte kërkuar ndërprerjen e energjisë elektrike në këtë zonë por strukturat e menaxhimit të shpërndarjes së energjisë nuk kishin vepruar.
Në një video të publikuar nga Syri TV dëgjohet një zjarrfikës që merr në telefon OSHEE-në për të fikur eneregjinë. Ai dëgjohet të thotë se i kanë lajmëruar disa herë por sërish ka pasur transmetim të rrymës.
Zjarri në Vlorë dogji hektarë shkurre, por fatmirësisht nuk shkaktoi dëme në banesa dhe njerëz.