Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një person i ndaluar ndërroi jetë në spital mbrëmjen e kësaj të shtune pasi Komisariati i Kamzës ku ai po qëndronte u përfshi nga flakët.
Mwsohet se viktima është një 26-vjeçar me iniciale A.M, i arrestuar për dhunë në familje. Ai u dërgua në spital, por plagët ishin të rënda dhe nuk mundi të mbijetojë.
Si pasojë e flakëve në komisariat janë lënduar edhe dy persona, një i ndaluar tjetër dhe një polic.
Polici ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka nisur tek dhoma e personave që mbahen të ndaluar. Nuk dihet nëse zjarri është i qëllimshëm apo aksidental, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet. Ndërkohë forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e flakëve.