Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një zjarr ka përfshirë malin e Torovicës, në kufi me Shkodrën, ku deri më tani janë djegur deri 15 hektarë pyll me bimësi, shkurre dhe pisha.
Aktualisht zjarri është përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme duke vendosur në rrezik dhe 3 banesa, të cilat ndodhen afër zonës së përfshirë nga flakët.
Në vendngjarje ndodhen dy zjarrfikëse dhe efektivë të policisë, të cilët po vijojnë punën për vendosjen nën kontroll të flakëve, ndërkohë po hasen me vështirësi për shkak të terrenit të vështirë.