Zjarr i madh pranë stacionit të trenit në Pogradec

31 July 2023, 19:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Zjarr i madh pranë stacionit të trenit në Pogradec
Një zjarr i madh ka përfshirë një sipërfaqe me ferra dhe barishte në zonën e Gurit të Kuq në Pogradec.

Zjarri ka rënë në zonën pranë Stacionit të Trenit, por fatmirësisht është vënë nën kontroll pas ndërhyrjes së zjarrfikësve.

Gjatë ditës së sotme, një tjetër vatër zjarri u ndez në kodrat e Kallmit në Durrës.

Gjatë këtij viti, në 79 raste zjarrëvënieje gjatë këtij viti janë zbardhur 55, me 62 autorë të proceduar penalisht, prej të cilëve vetëm 22 ndodhen pas hekurave dhe të tjerët në gjendje të lirë.


Video