Zhduket 41-vjeçari nga Tiranë, nëna e tij bën denoncimin në Polici

3 August 2022, 15:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zhduket 41-vjeçari nga Tiranë, nëna e tij bën denoncimin
Foto ilustruese

Një 41-vjeçar nga Tirana ka humbur kontaktet me familjarët prej disa ditësh. Nëna e tij ka bërë kallëzim në Polici se djali i saj është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.

"Shtetasja Z. S., 62 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer, djali i saj, shtetasi I. B., 41 vjeç." thuhet në njoftimin e bluve të kryeqytetit.

Policia njofton se po punohet për gjetjen e 41-vjeçarit.


Video