Zgjerohet harta, konfirmohet gripi i shpendëve edhe në Divjakë

25 March 2022, 13:06Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zgjerohet harta, konfirmohet gripi i shpendëve edhe në Divjakë
Foto ilustruese

Konfirmohet gripi i shpendëve edhe në fshatrat e Divjakës.

Analizat e dërguara në Tiranë nga veterinerët e zonës dolën pozitive.

Rasti u konfirmua në fshatin Gur të Divjakës, ku 60 pula rezultuan se ishin të prekura nga gripi i shpendëve.

Sipas ministrisë së Bujqësisë deri tani, në Shqipëri, kanë rezultuar të prekur nga gripi i shpendëve mbi 358 mijë shpendë.

Sëmundja tashmë është përhapur në të gjithë Europën, ku miliona shpendë kanë ngordhur si pasojë e saj.

 

 


Video