Lëvizja Socialiste për Integrim e drejtuar nga Monika Kryemadhi ka konfirmuar koalicionin me Sali Berishën. LSI deklaron se do të jenë “të gjithë bashkë për rivendosjen e integritetit të votës së lirë”.
“I tmerruar nga primaret e djeshme të jashtëzakonshme, deputeti Basha i cili mashtroi për 10 vite e si bëri kurrë tani provokon LSI-në për të shmangur vëmendjen nga kandidatët që caktohen me zarfa në minutë të fundit prej 10 vitesh. Të gjithë për rivendosjen e integritetit të votës së lirë”, thotë LSI.
Më herët, ish-kryeministri Sali Berisha konfirmoi koalicionin me LSI-në. Berisha e dha lajmin gjatë një konference për mediat ku prezantoi gjashtë kandidatët e tij për kryetar bashkie që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.
“LSI është pjesë e këtij koalicioni dhe po shikohen modalitetit që parashikon ligji”, deklaroi Sali Berisha duke shtuar se janë në negociata edhe me parti të tjera.