Është zbuluar identiteti i 20-vjeçarit shqiptar i cili u vra me armë zjarri brenda banesës së tij në Ponte dell’Olio, në provincën e Piacenzas, Itali.
Mediat përtej Adriatikut raportojnë se Enriko Aliaj. Autori i dyshuar i krimit është vëllai i tij, 18-vjeçar i cili dyshohet se e ka qëlluar aksidentalisht me armë zjarri në kokë. 20-vjeçari mbeti i plagosur dhe ndërroi jetë rrugës për në spital.
Përballë prokurores Daniela De Girolamo, ai ka rrëfyer se ka qënë ai që ka goditur aksidentalisht me pistoletë vëllain e tij.
I kapur nga paniku, ai ka qëndruar i mbyllur në banesë deri sa më orën 22:50 është dorëzuar tek forcat e rendit. Ai është vënë nën hetim nga Policia.
Në shtëpi në atë moment, përveç viktimës dhe vëllait të tij, ndodhej edhe një person i tretë, mik i dy të rinjve, i cili fillimisht është larguar por më pas është identifikuar nga karabinierët e Piacenza-s që po hetojnë rastin.
Prokurori i Piacenzës ka urdhëruar një sërë hetimesh të mëtejshme, përfshirë autopsinë e trupit të 20-vjeçarit, ndërsa karabinierët po punojnë për disa dëshmi të miqve dhe fqinjëve, si dhe për origjinën e armës e cila u gjet në shtëpi me të cilën është qëlluar dhe Enriko Aliaj.