Vrau partneren për xhelozi, dalin fotot e Ramis Micit nga Elbasani

30 July 2022, 08:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrau partneren për xhelozi, dalin fotot e Ramis Micit nga Elbasani
Ramis Mici

Personi që shihni në foto është 37-vjeçari Ramis Mici, i cili vrau me thikë bashkëjetuesen e tij shtetasen Jetlira Elezi, 37 vjeçe.

Nga informacionet paraprake dyshohet se krimi ka ndodhur për shkaqe xhelozie. Ngjarja ndodhi në orëty e para të mëngjesit të kësaj të shtune në lagjen "Skenderbej" të Elbasanit.

Pas krimit, Ramis Mici u largua nga vendngjarja dhe shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



Video