Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Ensi Maze, vetëm 18-vjeç është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës. I riu, i sapo kthyer nga Hollanda, aty ku studionte, dyshohet si bashkëpuntor në vrasjen e Stiven Toshkësit.
Gjatë dëshmisë së tij, 18-vjeçari ka deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen, se ishte gjendur aty rastësisht e se nuk ka parë veprimet që kreu miku i tij, Axel.
“Jam vetëdorëzuar pas ngjarjes dhe kam dhënë shpjegime të detajuara. Nuk kam parë veprimet që ka kryer Axeli me viktimën. Studioj në Holandë për menaxhim biznesi”- mësohet të jetë shprehur Ensi Maze.
Maze akuzohet për veprën penale 'vrasje e kryer në bashkëpunim'.