Vrasja e biznesmenit në Vlorë, gjykata lë në burg Ariel Kingjin dhe Kristi Drollin

25 March 2022, 13:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vrasja e biznesmenit në Vlorë, gjykata lë në burg Ariel

Është zhvilluar këtë të enjte seanca gjyqësore në ngarkim të tre personave të arrestuar nga policia e Vlorës tre ditë më parë.
Ariel Kingji, Kristi Drolli dhe Shpati Lena u arrestuan ndërsa ishin duke lëvizur me automjet në zonën e Ujit të Ftohte, të dyshuar për ngjarjen e ndodhur në 4 gusht 2019 në plazhin e vjetër, ku mbeti i vrarë Arben Beqiraj dhe u plagos djali i tij, si dhe një i afërm i tyre.

Seanca është drejtuar nga gjyqtare Arbana Selmanaj, ndërsa prokuror ka qenë Hyrjet Lamaj. Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për Ariel Kingji dhe Kristi Drolli, ndërsa është vendosur masa detyrim paraqitje për shtetasin Shpati Lena.

Vrasja e biznesmenit në Vlorë, gjykata lë në burg Ariel


Video