Çështja e vrasjes së shitësit të marketit në Kamëz një vit më parë ka përfunduar me dënim maksimaj për një të akuzuar dhe dënim me 26 vite burg për tjetrin. Gjykata e Tiranës ka marrë sot vendimin për të dënuar me burgim të përjetshëm, Vladimir Kurtin dhe 26 vite burg kundër Rruzhdi Hodën.
Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes, ku Agim Buçi, gruaja e tij Rita Buçi bashkë me djalin e tyre të mitur ishin duke mbyllur marketin. Në këtë kohë më armë në dorë ka hyrë në dyqan dhe Vladimir Kurti, ndërsa Hoda ka qenë me thikë.
Ata kishin bërë planin më para se donin të grabisnin xhiron e ditës, por kanë hasur në rezistencën e çiftit, të cilët kishin dhe fëmijën prezent. Në këtë moment ata janë përleshur me grabitësit dhe këta të fundit kanë qëlluar me armë duke lënë të vdekur Agim Buçin. Pas ngjarjes autorët u larguan me vrap, ndërsa kanë marrë makinën duke u larguar në drejtim të Bovillës duke hedhur maskat.