VIDEO+EMRI/ Nga Nikla në Pukë për drogë, burri kapet bashkë me djalin dhe nipin duke vaditur kanabisin

30 July 2022, 10:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO+EMRI/ Nga Nikla në Pukë për drogë, burri kapet
Momenti i arrestimit

Policia e Pukë ka arrestuar një 45-vjeçar nga Nikla së bashku me djalin dhe nipin e tij pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike.

Në pranga është vënë shtetasi Lavdi Salaj, si dhe djali i tij A.S. 16-vjeç dhe nipi i tij R.S. 17 vjeç, të tre banues në Nikël, Krujë.

"Nga veprimet e kryera në kuadër të operacionit të koduar “Laku”, rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin kultivuar, në një zonë të pyllëzuar në vendin e quajtur “Laku i Palucajve”, në territorin e fshatit Qafë-Mali, 527 bimë të dyshuara narkotike kanabis, të cilat u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa një sasi u sekuestrua në cilësinë e provës materiale." thuhet në njoftimin e Policisë.

Ata janë kapur në momentin kur po i vadisnin bimët narkotike. Autoritetet po punojnë për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë, të cilët mund të jenë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.


Video