Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Ministrat dhe deputetët e PS-së janë pozicionuar para podiumit, duke qenë veçmas jashtë gardhit të sigurisë ku po mbahet festa në sheshin Skënderbej me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve me Shqipërisë dhe SHBA.
Në videot e Gazetës Panorama, ministret duken mjaft të entuziazmuara teksa kërcejnë në ritmet e muzikës që po peformojnë artistët në shesh.
Ajo që bie në sy është Elisa Spiropali e cila kërcen më shumë se koleget e saj, ndërsa nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj nuk i dal as selfiet gjatë koncertit.
Në shesh ka mbërritur dhe kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim.