Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Pushuesit kanë boshatisur menjëherë plazhin e Potamit në Himarë, pas tragjedisë ku humbi jetën 7-vjeçarja pas goditjes nga skafi që drejtohej nga efektivi i Policisë, Arjan Tase.
Siç shihet në videon e mëposhtme, të gjithë shezllongët janë bosh, teksa dallohen dhe shiritat e vendosura nga uniformat blu si dhe skafi që shkaktoi tragjedinë.
Ngjarja ndodhi në breg të detit, në sytë e dhjetra pushuesve, teksa aty ndodheshin dhe familjarët e vogëlushes që humbi jetën. 7-vjeçarja së bashku me prindërit e saj, jetonin jashtë shtetit, teksa kishin ardhur për të kaluar disa ditë pushimi në Himarë.
Pas tragjedisë, Arjan Tase u shoqërua në komisariat dhe u përjashtu nga radhët e Policisë së Shtetit.