Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Policia bregdetare ka ndërmarrë sot një aksion për kontrollin e skafeve dhe mjeteve motorike në të gjithë vijën bregdetare të Shqipërisë. Ky aksion vjen një ditë pas tragjedisë në plazhin Potam të Himarës ku u aksidentua për vdekje nga një skaf vogëlushja 7-vjeçare Jonada Avdia.
Por, aksioni i kontrollit në bregdetin e Dhërmiut duket se nuk ka shkuar ashtu siç duhet.
Siç shihet në videon e mëposhtme një efektiv policie ka rënë në det teksa. Efektivët e tjerë kanë lënë për pak minuta pezull punën që po bënin dhe jana angazhuar të gjithë si ekip që të nxirrnin kolegun nga uji.