Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Tragjedia e regjistruar mesditën e djeshme në plazhin e Potamit të Himarës, ku humbi jetën një 7 vjeçare pasi u aksidentua nga skafi, duket se nuk ka ndërgjegjësuar drejtuesit e mjeteve lundruese.
Skafet dhe motorët e ujit vijojnë të “fluturojnë” mbi kokat e pushuesve në plazhet e vendit. Pamjet që shihni më poshtë janë regjistruar ditën e sotme në "Gjirin e Lalëzit". Një motor uji lundron me shpejtësi të madhe, ndërkohë që shumë pranë gjenden pushues që lahen.
Kujtojmë se pas tragjedisë së Himarës, policia ka ndërmarrë sot një aksion për gjatë gjithë vijës bregdetare për kontrollin e mjeteve lundruese.