Video/ Makina përmbyset në rrugë në Tiranë, dy të plagosur

25 August 2022, 14:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Video/ Makina përmbyset në rrugë në Tiranë, dy të
Aksident në Tiranë

Një aksident ka ndodhur gjatë paradites së sotme në unazën e re në Tiranë pranë Liqenit të Thatë.

Nga pamjet e siguruara nga Vox News shihet një makinë, e cila pasi është përplasur me një makinë tip benz ngjyrë gri është përmbysur në rrugë.

Mësohet se nga aksidenti kanë mbetur dy të plagosur, të cilët ndodhen në spital.

Shkak mendohet se është bërë shpejtësia dhe parakalimi i gabuar.

Policia ndodhet në vendngjarje.


Video