Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Familjarë, miq, të afërm dhe banorë të Tiranë i kanë dhënë sot lamtumirën e fundit vogëlushes Jonada Avdia.
7-vjeçarja është përcjellë për në banesën e fundit mes dhimbjeve të thella dhe lotëve.
Jonada u vra mesditën e djeshme në plazhin e Potamit të Himarës, pasi u godit nga skafi që drejtohej nga komisari Arjan Tase, me detyre shefi i policimit në komunitet në Elbasan.
Pas tragjedisë, Tase u arrestua dhe u përjashtu nga radhët e Policisë së Shtetit. Ngjarja ka ngjallur reagime të shumta, teksa pasditen e nesërme është thirrur një protestë para Ministrisë së Brendshme.