
Një video po qarkullon në rrjetet sociale ku shihet se si një qytetar që po lahet në bregdetin e Shëngjinit ka shpëtuar “për një fije” nga një “i fortë” që bën manovrime të rrezikshme me Jet Ski.
Video thuhet se është filmuar nga qytetari vetëm 2 ditë pas ngjarjes tragjike ku në të njëjtat rrethana humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdia.
Siç shihet në video, kjo manovër e çuditshme duket se është bërë me qëllim nga drejtuesi i Jet Skis-së, pasi mund të vërehet fare qartë që nuk ka një humbje kontrollit të mjetit.
Video e marrë nga JOQ:
Duket se tragjedia në Himarë nuk ka shërbyer për të nxjerrë një mësim dhe se “të fortët” vijojnë të pashqetësuar në bërjen e “show” duke mos marrë parasysh se po rrezikojnë jetë njerëzisht.