Video: Bllokohet rruga e Thethit nga rënia e një orteku

2 April 2022, 12:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Video: Bllokohet rruga e Thethit nga rënia e një orteku

Shqipëria është përfshirë nga moti i keq prej tre ditësh me erëra të forta dhe shira.

Situata duket e vështirë edhe në veri, ku reshjet e dëborës kanë qenë të dendura, ndërsa raportohet se rruga Qafë Thore-Theth është e bllokuar aktualisht për shkak të rënies së një orteku.

Orteku ka rënë mbrëmë në këtë zonë duke bllokuar përkohësisht rrugën. Mësohet se aktualisht është duke u punuar për hapjen e saj dhe mundësimin e lëvizjes së mjeteve.

 


Video