VIDEO/ Autorët të maskuar dhe me biçikleta, momenti kur i vendoset eksplozivi servisit në Tiranë

28 July 2022, 16:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Autorët të maskuar dhe me biçikleta, momenti kur i
Momenti kur vendoset eksplozivi

Kanë daljet e momentit të vendosjes së një sasi eksplozivi tek një servis automjetesh në zonën e liqenit të thatë në kryeqytet.

Siç shihet në videon e mëposhtme të siguruar nga Vox News.al, dy persona të maskuar dhe me biçikletë ndodhen në rrugën pranë servisit dhe njëri prej tyre afrohet dhe vendos eksplozivin tek dera.

Pas vendosjes së eksplozivit ata largohen me shpejtësi me biçikleta. Autorët janë kamufluar me maskë anti-covid dhe kapele për t’u mos u identifikuar.

Servisi i automjeteve është në pronësi të Ronaldo Petit, i cili dyshon se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të konkurencës. Nga sasia e vendosur në servis janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Policia po punon për identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre. Ky është rasti i 20-të i shpërthimeve me tritol në vend përgjatë vitit 2022.

 

 


Video