Vdekja e turistit anglez, arrestohet pronari i Jet Ski-ve në Durrës (EMRI)

2 June 2025, 12:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vdekja e turistit anglez, arrestohet pronari i Jet Ski-ve në Durrës
Foto ilustruese

Policia ka arrestuar pronarin i Jet Ski-ve në Durrës, për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”.

Sipas policisë, 56 vjeçari Luis Xhumari, ka rënë në pranga pas ngjarjes tragjike të ndodhur më 1 qershor me dy turistët.

Mësohet se ai u kishte dhënë me qira mjetin lundrues, edhe pse ata nuk kishin leje drejtimi dhe nuk ishin të pajisur me skafandra.

Silvester Dheug, 34 vjeç, me banim në Angli, është turisti që ka ndërruar jetë në zonën e Shkëmbit të Kavajës, pas aksidentit me Jet Ski.

Ndërsa partnerja e tij, Vera Ruani, është në gjendje të rëndë shëndetësore. Dy të huajt janë me origjinë nga Gana, por me dokumente angleze.

Paraprakisht, dyshohet se shkak i aksidentit janë bërë manovrat në ujë.


Video